Shqiperia

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Berisha: Sot Rama u gdhi mat

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Sali Berisha ironizoi kërkesës për takim që Edi Rama i bëri Presidentit Meta dhe bisedës 90-minutëshe mes tyre në Presidencë.

Berisha shkruan se dy ditë më parë ishte Rama që nuk lejoi Sandër Lleshin që të shhkojë në presidencë ndërkohë që sot Edi Rama shkoi vetë atje me bisht nën shalë.

Sot Edi Rama u gdhi mat, thotë ndër të tjera ish-Kryeministri Berisha.

POSTIMI: 

Ketij i thone shah!
Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti. Sipas mediave, kerkeses se presidentit, kryekomandantit per takim gjenerali iu pergjigj ushtarakisht: do te vije si minister pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si minister te njoh per president, perndryshe nuk te njoh as si kryekomandant!

Mbreme Kallam Deshtaku u dergoi mesazh deputeteve te tij: No coment per rrezimin e Lleshit. Politika eshte shah.

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!!

Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence.

Ruci thote: ketij i thone shah-mat o Kallam Deshtak! sb

Burimi: Lapsi.al

OPINIONE