“Mosha mesatare e fëmijëve të prekur me koronavirus, rreth 8 vjeç”, Rakacolli: Asnjë prej tyre nuk është në spital, ja si u infektuan

Në daljen për mediat, ku njoftoi përditësimin lidhur me ecurinë e përhapjes së COVID-19, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli edhe për gjendjen e fëmijëve të infektuar.

“Fëmijët e prekur me koronavirus janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, mosha mesatare e tyre është rreth 8 vjeç.

Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka qenë personi me koronavirus, por fatmirësisht janë që të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëri prek tyre nuk është i shtruar në spital” u shpreh ajo.

Ka personel të burgjeve dhe të burgosur me Covid 19?

Deri tani nuk kemi të dhëna që të ketë personel të të burgosurve me COVD-19.

Pse po kryhet transferimi nga Infektivit te Shefqet Ndroqi?

Pacientët që janë të prekur janë pacientë që ndër të tjera kanë edhe infeksione të rënda respiratore dhe për një kujdes më të mirë, është menduar të trajtohen atje.

Sa respiratorë janë në Sanatorium?

Në spitalin e sëmundjeve të mushkërive aktualisht janë 9 respiratorë dhe do të vazhdojnë të shkojnë edhe të tjerë. Janë gjithsej 4 pacientë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne