Bota

Moska dënon hetimin e konsullatës së saj në San Francisko

Rusia akuzoi SHBA-në se po kërcënon sigurinë e shtetasve të saj dhe nuk po merr në konsideratë imunitetin diplomatik duke zhvilluar hetime me FBI-në në konsullatën e saj në San Francisko, që kishte kërkuar mbylljen të shtunën.

“Shërbimet speciale amerikane kanë për qëllim të zhvillojnë më dy shtator një hetim në konsullatën e San Franciskos, përfshirë këtu edhe apartamentet e punëtorëve të konsullatës dhe që përfitojnë nga një imunitet “, deklaroi në një komunikatë zëdhënësja e ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Kjo masë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve rusë”, shtoi ajo.

SHBA-ja urdhëroi të enjten Rusinë për të mbyllur të shtunën konsullatën e saj në San Francisko dhe misionet e saj tregtare në Uashington dhe Nju Jork, duke u shprehur se po i përgjigjet me reciprocitet reduktimit të kërkuar nga Moska të numrit të punëtorëve dhe të diplomatëve të përfaqësisë diplomatike amerikane në Rusi.

Madje Moska dënon këtë përshkallëzim tensionesh që sipas saj është filluar nga Uashingtoni./ trt

OPINIONE