Moska: Prania e Iranit në Siri është legjitime

Përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin për çështje të Sirisë ka theksuar se formimi i mundshëm i një grupi punues për largimin e forcave ushtarake të huaja në Siri nuk ka të bëjë asgjë me praninë legjitime të instruktorëve ushtarak të Iranit në Siri.

Alexander Lavrentiev në një intervistë me gazetën ruse “Novosti”, deklaroi se Moska nuk e konsideron të pamundur formimin e një grupi punues në lidhje me largimin e forcave ushtarake të huaja nga territori i Sirisë, mirëpo kjo çështje nuk ka të bëjë fare me praninë legjitime të ushtarakëve iranianë në këtë vend.

Përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështje të Sirisë duke theksuar se Irani i respekton marrëveshjet përkatëse me praninë në Siri, vuri në dukje praninë ushtarake të paligjshme të Amerikës në Siri dhe tha: “Janë forcat ushtarake të Amerikës të cilat duhet të largohen sa më shpejtë nga territori i Sirisë”.

Lavrentiev shtoi: “Prania ushtarake amerikane, franceze dhe disa forcave të tjera të huaja në territorin e Sirisë është e paligjshme, për arsye se as qeveria legjitime e Sirisë dhe as Këshilli i Sigurimit të OKB nuk ka aprovuar një gjë të tillë”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne