Moska shpreson në forcimin e akordit të Sirisë në KS të OKB

Përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështjet e rajonit të LM ka thënë se akordi për krijimin e zonave të caktuara për uljen e tensioneve në Siri nëse merr konfirmimin e KS të OKB atëherë të gjitha palët obligohen për zbatimin.

Mikail Bogdanov në një intervistë dhënë agjencisë Itartass të Rusisë deklaroi se për Moskën është e rëndësishme që akordi në fjalë të forcohet nëpërmjet KS të OKB me qëllim që të qartësohen detyrimet dhe obligimet për të gjitha palët. “ Menjëherë pas arritjes së akordit për forcimin e tij, atë e kemi dërguar në KS të OKB, mirëpo disa partnerë tanë perëndimorë shprehin dyshime në mbështetjen e tyre ndaj nesh. Konfirmimi i këtij akordi nga KS i OKB me padyshim është i dobishëm pasi të gjitha palët edhe ato që nuk kanë besim tek kjo iniciativë, obligohen në zbatimin e saj. Moska shpreson se përpjekjet e përbashkëta për koordinime dhe veprime me vendet garantuese të armëpushimit në Siri dhe me partnerët e tjerë të huaj, do të ndihmojë në inkurajimin e palëve që të respektojnë akordin e arritura në Astana”, – tha në fjalën e tij Mikail Bogdanov, përfaqësues i presidentit të Rusisë për çështjet e Lindjes së Mesme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne