Moskë, 41 persona humbin jetën në uljen emergjente të aeroplanit

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shtruar në spital, pasi aeroplani rus Aeroflot bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroplani me 78 pasagjerë në bord, duke udhëtuar nga Moska drejt port qytetit Murmansk, mori flakë menjëherë pas ngritjes dhe kërkoi ulje emergjente.

Shkaqet ende nuk janë përcaktuar dhe një hetim është nisur mbi incidentin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne