MPJ e Turqisë reagon ndaj djegies së flamurit turk gjatë një proteste në Greqi

Turqia dënoi djegien e flamurit turk gjatë një proteste në Greqi.

Ministria e Jashtme e Turqisë bëri një deklaratë në lidhje me ngjarjen e shëmtuar.

“Ata që bënë këtë veprim të neveritshëm ndaj flamurit tonë duhet të kapen menjëherë” shkruhet në deklaratë.

“Ne dënojmë fuqishëm djegien e flamurit tonë gjatë një proteste të zhvilluar kundër vendit tonë më 5 mars në Athinë nga ana e një partie raciste në Greqi. Ne presim nga autoritetet greke që të kapin autorët e këtij krimi të shëmtuar ndaj flamurit tonë dhe ti nxjerrin sa më shpejt përpara drejtësisë” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne