MPJ turke: i kushtojmë rëndësi ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit të Iranit mik e vëlla

Turqia bëri me dije të martën se i kushton rëndësi ruajtjes së qetësisë dhe stabilitetit në Iran.

Ministria turke e Punëve të Jashtme publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me protestat antiqeveritare në Iran, të cilat filluar në enjten e kaluar dhe tashmë janë përhapur në mbi 20 qytete të vendit.

“Jemi të shqetësuar nga lajmet për vazhdimin dhe përhapjen e protestave, që nisën më datë 28 dhjetor në Iran duke shkaktuar të vdekur dhe dëmtuar objektet publike. Turqia i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit të Iranit mik e vëlla. Në këtë suazë, duke marrë në konsideratë deklaratën e Presidentit Rouhani se populli ka të drejtë të bëjë protesta paqësore, por pa shkelur ligjet dhe pa dëmtuar pronën publike, besojmë se duhet të shmanget dhuna dhe të mos bihet pre e provokimeve. Urojmë që përshkallëzimi i incidenteve në Iran të parandalohet dhe zhvillimet të mbahen larg retorizmit provokues e ndërhyrjeve të jashtme duke vendosur një orë e më parë qetësinë dhe gjykimin e shëndoshë”, thuhet në komunikatën me shkrim të MPJ turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne