MSB: Ushtria turke vazhdon veprimtaritë për çaktivizimin e minave në veri të Sirisë

Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë të pastrojnë minat e improvizuara (EYP) të kurthuara nga ana e terroristëve në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëhet e ditur se në veprimtaritë e komandove turke që vazhdojnë për përcaktimin dhe asgjësimin e EYP-ve, me qëllim të sigurisë së popullit sirian, u shoqëruan edhe nga qentë e kërkimit të minave.

Në deklaratë njoftohet se deri më sot në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” janë neutralizuar 923 EYP dhe 337 mina.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne