“Mu thaftë dora që ju votova”, pedagogu debat me Maznikun

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor, për fidanishten në të cilën Bashkia e Tiranës ka projektuar ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare, është shoqëruar edhe me përplasje mes pedagogëve dhe nën-kryetarit të Bashkisë.

Pedagogu: Ti po hoqe këta, hoqe universitetin. Ju po prekët universitetin e keni shkatërruar, unë mbroj interesin publik. Të kishit ardhur para 3 muajsh. Kur Rama doli unë e përgëzova. Duam të na ndihmoni, jo të na shkatërroni. A keni fëmijë? Votova për ju, që mu thaftë dora! A doni që fëmijët tuaj të ikin në emigracion? Ju ardhtë zoti dorën të gjithë atyrë që bëjnë këtë gjë?

Mazniku: Po për fëmijët e këtyre s’duhet të shqetësoheni, kjo është pyetja e drejtë? A kanë të drejtë banorët t’ju shkollohen fëmijët? Kjo zonë s’është më si para 20 vitesh. Tani qyteti ka ardhur këtej.

Pedagogu: Lëri këto sofizma me mua, po të dëgjoj për respekt, këto janë rrena. Mos na shkatërroni kampusin. Ju miku im po bëni një gabim shumë të madh.

Mazniku: Këtu është një djerrinë me plehra, s’ka as vresht asgjë.

Pedagogu: Këtu do e ndërtojmë vreshtin
Mazniku: Banorët e meritojnë shkollën.

Pedagogu: Këto janë sofizma

Mazniku: Kështu ndodh në çdo vend të botës.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbër Mazniku është shprehur i vendosur në ndërtimin e shkollës 9-vjecare në zonën e projektuar. Sipas Maznikut shkolla do i shërbejë fëmijëve të zonës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne