Muaji i mjaltit/ Çifti shqiptar kthehej nga Brazili në Tiranë, kapen me 5 kg kokainë në Itali (Video)

ITALI- Një çift shqiptar i sapomartuar janë arrestuar në Aeroportin e Romës, pasi iu janë gjetur 5 kilogramë kokainë. Ata u arrestuan në operacionin Kontrasti, i kryer nga policia e Romës dhe zyrtarët e Agjencisë së Drogës, të cilët kanë gjetur kokainën. Ata u identifikuan nga rrjeti i kontrollit të policisë financare.

Ata po ktheheshin nga muaji i mjaltit që kishin bërë në San Paulo, Brazil duke kaluar tranzit nga Roma për t’u kthyer në Shqipëri. Për të shmangur zbulimin e saj nga policia, vajza ka thënë se ishte shtatzënë, në mënyrë që të shmangte kontrollin. Ka qenë kjo arsyeja, shkruajnë mediet italiane, që i ka bërë të dyshonte policët, të cilët menjëherë vendosën të kontrollonin bagazhet. Policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e tyre.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=_50WKcC_gKA]
Video e gjetjes së kokainës së fshehur në valixhe nga të porsamartuarit shqiptar

Çifti ka provuar edhe një dredhi të fundit, duke treguar një eko të barkut, që tregonte një shtatzëni me probleme, për të ngjallur keqardhje tek policia.Brenda fundit të valixheve, në këtë moment, policia ka gjetur 5 kilogramë kokainë të pastër, me një vlerë që në treg shkon mbi 2 milionë euro, e ndarë në mbi 100 mijë doza.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne