‘Muhamed’ u bë emri i tretë më i popullarizuar në Austri

U raportua se emri Muhamed u rendit i treti në mesin e emrave më të njohur që iu vunë fëmijëve të lindur vitin e kaluar në kryeqytetin e Austrisë, Vienë.

Në lajmin e gazetës Kronen Zeitung të bazuar në të dhënat e Departamentit të 23-të të Statistikave të Komunës së Vienës, u shkrua se “është konfirmuar zyrtarisht se emrat që më së shpeshti i’u janë dhënë fëmijëve të lindur të lindur në vitin 2017 janë Aleksandër dhe Maksimiliam, ndërsa për musliman, emri Muhamed u rendit në vendin e tretë.”

Në lajmin ku u morën në konsideratë të gjitha format e shkruarjes së emrit Muhamed, u regjistrua se vitin e kaluar në kaluar, në Vienë lindën 175 foshnje që mbajnë emrin Aleksandër, 161 emrin Maksimilian dhe 159 emrin Muhamed. Ndërsa, emrat David (143) dhe Filip (137) u renditën në emrat e katërt dhe të pestë më të popullarizuar.

Në lajme u deklarua se emrat më të shpeshtë të vajzave ishin Sofia (183), Sara (173) dhe Ana (142).

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne