Muhammed Xhevad Zarif: Sirianët e irakianët e mundën Daesh-in, jo amerikanët

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif thotë se fitorja mbi grupin terrorist Daesh në Irak dhe Siri ishte rezultat i përpjekjeve nga ana e vetë dy shteteve, Siria dhe Iraku, dhe jo Shtetet e Bashkuara që nuk luajti asnjë rol në mposhtjen e Daesh-it.

Ministri i Jashtëm Muhammed Xhevad Zarif i bëri këto komente të mërkurën në një takim me afaristët iranian dhe irakian, si dhe zyrtarët lokalë në qytetin irakian të Qerbelasë.

Muhammed Xh. Zarif vuri në dukje faktin se Amerika nuk ka sukses në luftën kundër terrorizmit në pjesë të tjera të botës dhe tha se suksesi në Irak dhe Siri erdhi për shkak se njerëzit e të dy vendeve u ngritën, luftuan dhe sakrifikuan jetën. “Kjo është arsyeja pse kjo fitore nuk ka të bëjë aspak me Amerikën, por është suksesi, arritja e shteteve në rajon”.

Diku në komentet e tij, Muhammed Zarif vuri në dukje gjithashtu lidhjen e përbashkët dhe marrëdhëniet afatgjata midis popujve irakianë dhe iranianë dhe bëri thirrje për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai bëri thirrje për heqjen e pengesave në rrugën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis Teheranit dhe Bagdadit.

Duke kryesuar një delegacion të rangut të lartë politik dhe ekonomik, Muhammed Xhevad Zarif arriti të dielën në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad, në një vizitë katër-ditore.

Burimi : Press Tv/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne