Bota

Mullah Omari, lideri me një sy i Talebanëve, kishte jetuar vetëm pak metra larg bazës amerikane

Lideri i shumëkërkuar i Talibanëve me një sy, Mullah Omari, jetoi për vite brenda një distance tepër të afërt me bazat amerikane në Afghanistan, dhe madje mësohet që një herë trupat amerikane e kishin bastisur shtëpinë ku ai po fshihej por kishin dështuar të gjenin dhomën sekrete të ndërtuar për liderin kryengritës, thuhet në pretendimet e biografisë së re për të.

Kjo ekspozon një dështim spektakular të inteligjencës amerikane, që i kishte ofruar 10 milionë dollarë për kokën e Omarit pas sulmeve të 11 shtatorit në ShBA.

Sipas The Guardian, zyrtarët e lartë sygjeronin vazhdimisht se, njësoj si lideri i al-Qaidas Osama bin Laden, edhe ai po fshihej në Pakistan dhe madje se kishte vdekur atje.

Ndërsa deklaratat e lëshuara në emrin e tij po bënin namin në botë, ai po jetonte një jetë vetmitare, duke refuzuar vizita nga familja  e tij, dhe duke bërë shënime në një gjuhë të shpikur dhe shpesh duke u fshehur nga patrollet amerikane në tunele të ujitjes, përkthen Periskopi.

Madje, thuhet që Omari rregullisht ka dëgjuar BBC-në në mbrëmje, por rrallë ka komentuar lajmet, madje edhe ato për vdekjen e Bin Ladenit, njeriut që pas sulmeve të 11 shtatorit praktikisht i dha fund sundimit të Talibanëve në Afganistan.

Gazetari dhe shkrimtari holandez, Bette Dam, që kishte raportuar nga Afganistani prej vitit 2006, punoi në atë biografi të titulluar “Duke kërkuar armikun” për më shumë se pesë vjet. Ajo u publikua në holandisht muajin e kaluar, dhe disa prej gjetjeve janë përkthyer edhe në anglisht.

Ai tregon se streha e Omarit ishte shtëpia e shoferit të tij, Abdul Samad Ustaz, që më pas po bënte punën e taksistit.

Ustazi e kishte ndërtuar një dhomë të fshehtë në formën e L-së në ndërtesën e tij. Familjes së tij nuk i kishte treguar për identitetin e mysafirit, por vetëm se ai ishte një taliban i profilit të lartë, dhe se do të vriteshin nëse do t’i tregonin ndokujt.

Megjithëse shtëpia kishte qenë afër qendrave të kontrollit afgan, kur trupat amerikane po ndërtonin bazën FOB Lagman në vitin 2004, vetëm qindra metra larg saj, Omari kishte vendosur të rrinte aty.

Mullah Omari u sëmur në vitin 2013, duke u kollitur e vjellur, dhe më pas duke e humbur oreksin për të ngrënë. Ai kishte refuzuar çdo trajtim mjekësor dhe vdiq më 23 prill të vitit 2013.

Omari e kishte varrosur po atë natë, dhe e kishte incizuar varrimin për t’ia treguar djalit të Omarit dhe gjysëm-vëllait të tij. Ata s’e kishin parë atë prej vitit 2001, por kishin udhëtuar drejt shtëpisë së Ustazit për ta hapur varrin që të bindeshin se ishte ai.

OPINIONE