Dje partitë e vogla papritur panë hallin e madh. Marrëveshja Rama – Basha i nxorri jashtë loje. Tragjikomike është për ata kryetarë që e gdhinin dhe ngryshnin në çadër. Maksimumi i mëshirës për ta është që kryetari t’u lëshojë një vend fitues në listat për deputet të PD -së. Pra vetëm ata të futen si deputetë e jo partia e tyre.
Marrëveshja politike, e bërë mbi ligjin, dogji afatin e regjistrimit të koalicioneve. Sot nuk duket në horizont asnjë shpresë veç Aleancës Popullore që e ka paditur KQZ -në në Kolegjin Zgjedhor. E vetmja lëvizje në fakt jashtë marrëveshjes. Nga vendimi i Kolegjit…pse jo dhe nga tërheqja apo vazhdimi i Aleancës Popullore, mund të kemi zhvillime interesante