Mungesë e thellë transparence: Policia e Torontos pranon përdorimin e teknologjisë së përgjimit Stingrays

Pas një beteje dy vjeçare për qasje në informacion, policia e Torontos ka nxjerrë disa dokumente që konfirmojnë përdorimin e teknologjisë IMSI Stingrays, të cilën policia e kishte mohuar në të kaluarën. Teknologjia mbikqyrëse, e cila përgjon qendrën e antenave të telefonave celularë me qëllim mbledhjen e të dhënave të thirrjeve, është bërë një shqetësim i madh për mbrojtjen e të drejtave qytetare.

Në vitin 2015 një zëdhënës i policisë së Torontos tha: “Ne nuk e përdorim teknologjinë Stingray dhe nuk kemi një njësi specifike për të”, por dokumentet e marra pas një kërkese për qasje në informacion nga Toronto Star rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Dokumentet tregojnë se policia e Torontos e ka përdorur teknologjinë e përgjimit e pakta që nga viti 2010, duke e përfshirë atë në disa raste që lidheshin me drogën, armët, grabitjen e një banke dhe rastin e zhdukjes së një personi.

Si funksionon Stingrays

IMSI catchers, e njohur zakonisht si Stingrays është një formë përgjimi e cila pasqyron veprimet e qendrës së antenave të telefonave celularë duke u dërguar sinjale telefonave në një mënyrë të tillë që cdo informacion të kalojë nëpërmjet Stingrays. Zakonisht vendosen në furgona mbikqyrës të cilat janë të parkuar në afërsi të objektivit, me qëllim të kapjes së të dhënave të celularit sapo ato të dërgohen. Pasi Stingray merr informacionin e përcjell në qendrën e vërtetë të rrjetit, kështu që objektivi nuk e kupton se po spiunohet.

Sputnik bisedoi ekskluzivisht me Brenda McPhail nga Organizata Kanadeze e Lirive Civile, e cila shpjegoi se këto veprime shkaktonin probleme të ndryshme, pasi Stingrays përvec objektivit regjistron edhe të dhënat e telefonave të tjerë.

‘IMSI Catchers kap dhe identifikon informacionet e çdo telefoni në zonën ku pajisja është aktive: me fjalë të tjera, për të gjetur një përdorues të veçantë mblidhen të dhënat e qindra telefonave të tjerë. Kjo ngre një pyetje serioze: a ja vlen kapja e dikujt më shumë se shkelja e privatësisë të shumë personave të tjerë? ‘

McPhail vazhdoi të fliste për paqartësitë e përpunimit të të dhënave pasi ato mblidheshin dhe për mënyrën e fshirjes së të dhënave të njerëzve të pafajshëm më vonë. Ajo thekson se dihet shumë pak për procedurat e veprimtarisë në vend të IMSI catchers për shkak të sekretit institucional që e rrethon: “Ekziston një mungesë kaq e thellë e transparencës për mënyrën se si këto pajisje janë përdorur dhe po përdoren. Informacionet tona janë siguruar kryesisht nga kërkesat e bëra për informacion nga gazetarët. Ne kemi informacion vetëm për pak gjera. Ne nuk e kemi të sigurtë se të dhënat e grumbulluara nuk përdoren për qëllime të tjera dytësore”.

Mungesa e legjislacionit?

Një shqetësim tjetër serioz është se teknologjia po zhvillohet shumë më shpejt sesa legjislacioni që rregullon përdorimin e saj, kështu që ligjet gjithmonë mbeten prapa. McPhail shpjegon: “Nuk ka legjislacion specifik për këtë teknologji … ndoshta duhet të përditësojmë rregullat rreth mbikëqyrjes elektronike për të marrë parasysh natyrën evoluese të teknologjisë së mbikqyrjes në përgjithësi”.

McPhail përmblodhi standardet e ndryshme ligjore që përdoren për të justifikuar përdorimin e teknollogjisë stingray, të cilat ndryshojnë nga njëri rast në tjetrin, pa aplikuar rregulla të qëndrueshme.

“Ne e dimë nga informacionet që nganjëherë policia përdor IMSI Catchers me një seri të dhënash të transmetimit të të dhënave, e cila ka një prag relativisht të ulët, ku ata thjesht kanë nevojë për argumenta të qendrueshëm për të dyshuar se ato mund të ndihmojë në hetimin. Raste të tjera përdorin një mandat të përgjithshëm i cili kërkon argumenta të arsyeshme për të besuar se do të ndihmojnë në hetim. Se si funksionojnë dhe ndahen këto urdhër mandate për pergjimet është e paqartë nga perspektiva publike, por ka rëndësi shumë përsa i përket kur dhe si përdoren këto pajisje.

Stingrays: Një problem panamerikan

Natyra invazive e teknologjisë IMSI-catching nuk është vetëm një shqetësim për kanadezët, por edhe për amerikanët. Unioni Amerikan i Lirive Civile identifikoi 72 agjenci në 24 shtete amerikane që përdorin këto metoda të mbikëqyrjes, si dhe mbi dhjetëra agjenci federale. Këtu përfshihen ushtria, NSA, ICE, administrata e zbatimit të ligjit për drogën dhe shërbimi i të ardhurave të brendshme. Ndonjëherë veprimet bëhen pa pasur mandat, siç është rasti kur policia përdor Stingrays për të kapur lëvizjet e një të dyshuari në Uashington nëpërmjet telefonit të tij.

Në vitin 2016 u zbulua se policia në Rochester, New York, kishte shpenzuar më shumë se 200,000 dollarë për të blerë dhe mirëmbajtur pajisjet Stingrays, ndërsa në Kaliforni policia e kishte ngritur teknologjinë në një avion për ti spiunuar njerëzit në qiell. Në shumë raste autoritetet kanë refuzuar të lëshojnë informacione për IMSI catchers, duke çuar në shqetësimin se përdorimi i tyre mund të jetë edhe më i përhapur se sa aktualisht është i njohur.

“Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me departamentin që shpenzon qindra mijëra dollarë të tatimpaguesve në këto pajisje të fuqishme dhe invazive”, tha KaeLyn Rich i Unionit të Lirive Civile për New Yorkun (NYCLU).

Pasi u bë e qartë se policia në Baltimore kishte përdorur Stingrays në mijëra raste, grupet e të drejtave civile paraqitën një ankesë pranë FCC-së. Ankesa theksonte se policia nuk kishte licencë për përdorimin e teknologjisë dhe se shpesh ndërhynte në telefonat e personave të tjerë që gjendeshin afër. Prodhuesit e simulatorëve CS parashikuan që simulatorët CS mund të bllokojnë thirrjet emergjente 911 dhe thuhet se kanë programuar disa simulatorë CS që lejojnë kryerjen e thirrjeve 911. Por edhe në pajisjet që e kanë këtë funksion, veçoria e kalimit 911 është e njohur dhe është demonstruar për të qenë jo e besueshme, theksonte ankesa e FCC-së për përdorimin e Stingrays nga Policia e Baltimores.

Këto çështje të lidhura me IMSI catchers dhe veçanërisht sekreti rreth përdorimit të tyre nga agjencitë e ndryshme të zbatimit të ligjit, çoi McPhailin në përfundimin: “Duhet të ketë më shumë transparencë dhe llogaridhënie rreth përdorimit të këtyre pajisjeve në ndërhyrjet me qëllim zbatimin e ligjit. Duhet siguruar publiku që IMSI Catchers duhet të përdoret vetëm kur ka një nevojë urgjente hetimore që nuk mund të kryhet me një metodë më pak invazive, që masat mbrojtëse të duhura janë në vend dhe se informacioni i njerëzve të pafajshëm i përfshirë në hetim është i mbrojtur dhe si përfundim ne do të shpresonim që ai të fshihej”./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne