Bota Kuriozitete

Murgesha del nga rruga e kishës katolike, fillon karrierën pornografike

Një katolike e devotshme, e cila ishte përgatitur për t’u bërë murgeshë në një manastir, do të nisë fuqishëm karrierën e saj profesionale në pornografi, duke nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me një prej kompanive më të mëdha të pornos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Yudi Pineda, nga Kolumbia, ka firmosur një marrëveshje për të xhiruar shumë filma pornografikë me BangBros, një kompani me bazë në Majami.

Kolumbiania 28-vjeçare do të debutojë në një film që do të publikohet më 13 janar. Sigurisht, ajo do të paraqitet si një murgeshë joshëse.

Pineda ishte bërë e famshme në vendlindjen e saj, kur kishte braktisur manastirin ku po përgatitej për t’u bërë murgeshë, për t’u marrë me pornografi amatore.

“Fillimisht ndihesha keq, por tani s’mërzitem”, ka thënë Pineda për mediat në Kolumbi, sipas The Sun.

“Ndihem gjithashtu mirë kur shkoj në kishë. Kurrë s’mungoj në lutjet e të premteve, në takimet e të shtuneve apo në meshat e të dielave”, ka treguar ajo.

 

OPINIONE