Muzikanti britanik Waters dhe presidenti kolumbian shpalosin flamurin e Palestinës

Muzikanti dhe kompozitori britanik, George Roger Waters shpalosi një flamur të madh të Palestinës bashkë me presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro. Waters i cili ka mbërritur në Kolumbi për një koncert, u prit në një takim nga presidenti Petro në rezidencën presidenciale Casa de Narino.

Muzikanti Waters i dhuroi Antonella-s, vajzës më të vogël të presidentit Petro një kitarë me nënshkrimin e tij, ndërsa në fund të takimit shpalosën flamurin gjigant të Palestinës me presidentin Petro.

Në një deklaratë të bërë nga njësia për media e Presidencës thuhet se Waters kërkoi nga Petro që të shoqërojë një protestë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) organit gjyqësor të Kombeve të Bashkuara (OKB), për të ndaluar gjenocidin në Gaza. Në deklaratë bëhet e ditur se takimi ishte “emocionues” dhe se presidenti Petro dhe Waters tërhoqën vëmendjen për gjenocidin që po vazhdon në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne