Myftiu i madh i Libisë akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndezjen e konflikteve

Myfti i Madh i Libisë Sadik al-Ghariani ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe për nxitjen e armiqësive në këtë vend të Afrikës së Veriut.

Ai tha në një intervistë me kanalin televiziv al-Tanasuh, i cili është i lidhur me organizatën fetare në Libi, se armiqësia ndaj Libisë dhe kryengritjet arabe u nxitën nga “Dhoma e Sionistëve” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Deklaratat e al-Gharianit erdhën pas publikimit të një videoje në mediat sociale, duke treguar forcat e gjeneralit libian Khalifa Haftar të mbështetura nga trupat e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke vrarë dy njerëz të paarmatosur në qytetin Derna në lindje të Libisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne