Myslimanët e Arakanit vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre

Myslimanët e Arakanit në Mianmar të cilët po përballen me dhunë dhe masakër nga ana e ushtrisë dhe murgjve budistë, vazhdojnë përpjekjet e tyre të ikur nga rajoni në mënyrë që t’i shpëtojnë persekutimit.

Myslimanët Rohingya po braktisin shtëpitë e tyre pas rinisjes së persekutimit dhe masakrave. Një pjesë e madhe janë strehuar në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit, duke u përballur me kushte të vështira jete.

Dhuna në Arakan shpërtheu më 25 gusht, kur forcat e sigurimit të vendit nisën një operacion kundër komunitetit mysliman Rohingya. Kjo nxiti një fluks të ri refugjatësh drejt Bangladeshit fqinj, edhe pse vendi e mbylli kufirin për refugjatët.

Raportet e mediave theksuan se forcat e sigurisë të Mianmarit përdorën forca joproporcionale, duke zhvendosur mijëra Rohingya dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre me mortaja dhe mitraloz.

Rajoni u përfshi në tensione midis popullsive budiste dhe myslimane që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne