Namazgjaja përballë realitetit Laik dhe Fetar shqiptar

Nga Pirro Prifti

Inagurimi i Xhamisë më të madhe ose Namazgjasë në Tiranë dhe në Ballkan, sipas Presidentit Erdogan i cili mori pjesë në këtë ceremoni së bashku me Kryeministrin Rama, tregon edhe një herë interesimin e Turqisë për vëndet e ish Perandorisë osmane sidomos ato të Ballkanit të cilat jetuan rreth 600 vjet nën sundimin Osman, gjurmët e të cilës në Shqipëri sot janë: xhamitë, besimi islam, toleranca dhe bashkëjetesa fetare, një Shqipëri e cunguar, dhe një shtet pa binomin që mund ta bënte më të fortë si binomi FE+ATDHE.
Interesante janë sentencat e thëna nga të dy liderët të cilat shprehin në fund të fundit dy koncepte diametralisht të kundërta: njëra fetare e tjetra laike.

Presidenti Erdogan u shpreh midis të tjerash:“Do të hapim xhaminë që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë mysliman shqiptare“ .
Në kundërpërgjigje, Kryeministri Rama u shpreh: “Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!“.

Ndërsa të dy u shprehën se Xhamija e Namazgjasë është …“Projekt i vëllazërisë shqiptaro – turke“ (hapet xhamia e namazgjasë! rama e erdogan presin shiritin! presidenti turk: më e madhja në ballkan! kryeministri: zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë flamurin e skënderbeut! – shqiptarja.com).

Inagurimi i kësaj xhamije e cila ka kshtuar disa miliona euro dhe shumë vite punë, mendohet se do të ndihmojë që në festat fetare islame , besimtarët islamë do të mblidhen në këtë xhami që të nderojnë Zotin e tyre duke mos krijuar `pakënaqësi` të fshehura kur mblidhen në sheshin Skënderbej tek komunitetet e tjera fetare të cilët i bëjnë festat e tyre religjioze, brënda objekteve të tyre të kultit.

Gjithashtu dhe toleranca fetare e shkëlqyer e shqiptarëve ndër këto vite ka shërbyer gjithmonë si një element i fortë që ka plotësuar sado pjesërisht, mungesën e një feje të përbashkët në Shqipëri për të rimëkëmbur binomin që na mungon; së bashku me arsimimin e përgjithshëm laik.

Hapja e Xhamisë së Namasgjsë plotëson si të thuash `Trininë e Shënjtë`Kristiane, sepse me këtë inagurim plotësohet mungesa e tretë Religjiozë më e madhe në Shqipëri krahas Katedralës Orthodokse `Ngjallja e Krishti`t dhe Katedrales katolikë të `Shën Palit`, të treja në Tiranë. Pavarësisht hapjes së Xhamisë së Namasgjasë e cila është ndërtuar sipas Projektit të lashtë të Katedrales së Shën Sofisë në Stamboll, Projekt të cilin Sulltani Mehmet Fatihu që në 1451 pas pushtimit të Kostandinopojës u habit nga ajo Katedrale madhështore e krishtere, u a rekomandoi konstruktorëve të xhamive që të bëheshin si ajo më kube por me Minare, në vënd të këmbanoreve kristiane,- besimtarët e mbetur myslimanë do të kenë mundësinë të nderojnë Allahun në atë xhami pa kërkuar vënde të tjera të hapura të cilat dikush i kërkon për karshillëk për të treguar se islami nuk është më vetëm fetar por edhe …politik….

Këto ide të reklamuara pas vendosjes së demokracisë kur dikush nga Arabia rekomandoi që në Shqipëri e në Kosovë do ndërtohen nga një xhami për çdo km2, nuk kanë ndikuar aspak (të paktën në Shqipëri) në dëmtimin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Shqipëri, sepse siç duhet ta dinë ata që nuk duan t`ja dinë, bashkëegzistenca fetare në Shqiëpëri ka lindur pikërisht për shkak se shqiptarët kanë dy lidhje të ngushta genetike në mes tyre, pavarësisht besimit fetar: gjuhën Shqipe dhe idenë e simbolike të Rilindasve shqiptarë se `feja e shqiptarit është shqiptarija` të cilat nuk mund të dëmtohen nga përpjekjet për politizimin e religjioneve në Shqipëri si vazhdë e përpjekjeve për të përçarë shqiptarët në mënyrë që të mos ketë në Ballkan një shtet shqiptar natyral të fortë, por të jenë kështu të ndarë në katër shtete, dhe të ndikuar (sidomos politika shqiptare), nga presionet e fqinjëve për të mbajtur Shqipërinë dhe Kosovën të përçarë , duke hedhur ide të ndryshme të cilat për fat të keq mund të kenë zënë vënd tek disa intelektualë të lodhur apo tek disa politikanë të paguar apo edhe injorantë, duke përdorur frazën e vjetër latine“dividere et impera`, frazë që është përdorur politikisht për të mbajtur shqiptarët të përcarë pikërisht duke përfituar nga mungesa e njërës anë të binomit-Fesë e cila në Shqipëri ka disa Fe e për pasojë disa tradita dhe disa interesa të komuniteteve dhe popullatave përkatëse fetare.
Kjo për shkak se shtetet fqinjë që kanë përfituar toka dhe popullatë nga Shqipëria për shkak të traktatit famëkeq të Londrës, i trëmben një Shqipërie të madhe apo natyrale, e për pasojë u pëlqen një Shqipëri e vogël, e dobët ekonomikisht, politikisht, dhe e përçarë nga ana religjioze. Pikërisht këtu bëjnë presionin e tyre përçarës duke gjetur në Shqipëri plot politikanë dhe intelektualë interesaxhinj, injorantë dhe antishqiptarë.
Këto presione përçarëse janë të vjetra por edhe të reja dhe konsistojnë në:

– presioni për të përçarë shqiptarët që të mos bashkohen Shqipëria me Kosovën, duke penguar politikën kosovare për të bërë një referendum për bashkimin e Shqipërisë më Kosovën
– presioni sidomos tek disa nga linguistët tanë tw cilwt tw paguar apo nga injoranca politike, të pwrkrahin idetw e fqinjëve tw hedhura tek ata si pa tw keq, që të prishin standartin e gjuhës Shqipe të shkruar të miratuar që në 1972 nga 82 profesorë dhe dijetarë shqiptarë, kosovarë dhe nga diaspora, madje duke shkuar dhe më tej nga disa intelektualë kosovarë të cilët kanë shpehur se Kosova është ….etni dhe komb më vehte dhe kosovarishtja (gegërishtja) është gjuhë më vehte?!, ide serbe të kutivuara nga interesaxhinj kosovarë. ide të shprehura që më herët nga Arshi Pipa i cili ngatërronte unifikimin gjuhësor me mllefin ndaj komunizmit.
– presioni për të mbajtur në hyqëm qëndrat religjioze në Shqipëri e Kosovë: klerin katolik nga Vatikani, Klerin orthodox nga Greqia dhe Serbia, Klerin islam nga Turqia. Praktikisht kështu po ndodh por ende nën kontrollin e gjeopolitikës së SHBA dhe BE.
-presioni për të ndarë popullatën shqiptare në minoritete që në fakt nuk egzitojnë. Deri më sot janë 8 minoritete brënda Shqipërisë të cilat çuditërisht janë formuar pikërisht për shkak të përfitimit financiar apo ekonomik pasi merret shtetësia greke, rumunë, bullgare (të treja në BE) apo dhe maqedonase, serbe, egjiptiane dhe vllahe, thjesht për përfitime financiare dhe politike. Duket qarte që në Shqipëri presionet e fqinjëve ballkanas ndihen jo më si ndihma“ por kush i kupton tashmë shihen si presione politike për të shpërbëre një vënd të vogël.
– Theksimi fetar për të bërë `një shtet të fortë` si p.sh., në Kosovë si konvertimet në katolikë apo në Shqipëri (në një kohë kur kthimi në fenë e të parëve sot nuk është i saktë), investimet në domenet fetare nga shtetet përkatëse si: Serbi+Greqi, itali, Turqi, mund të çvendosin ekuilibrin midis laicizmit dhe religjiozitetit në Shqipëri, duke mundësuar krijimin e një burim konflikti në të ardhmen si p.sh., edhe absurdi i krijimi i një pseudo-shteti të sektit bektashi do të krijonin nnjë mjedis mosbesimi dhe xhelozie fetaro-politike. Të gjitha këto, mund të destabilizojnë harmoninë fetare në vënd
Disa nga mënyrat për të larguar këto presione, shqiptarët kanë zgjedhur anën laike: ateizmin duke u larguar nga presioni përçarës politiko- fetar. Metoda të tjera janë arsimimi i lartë dhe emancipimi i gruas shqiptare duke mënjanuar seksizmin e cili nuk është emancipim i gruas por një lloj skllavërimi në emër të një lufte femërore për të drejta të barabarta duke përdorur favoret seksuale.

Sigurisht Namzgjaja në vetvehte siç e thashë dhe më lart ekuilibron interesat fetare duke krijuar të ashtuquajtrin `Trinitet fetar shqiptar` apo të barabartë ndër të barabartit, dhe në këtë mënyrë komunitetet fetare pak a shumë nuk mund më të shohin me xhelozi njëra tjetrën përsa i përket investimeve por problemi mbetet: – nëse harmonia fetare në raport edhe më presionin politik ndërkombëtar të LGBT- (IQ)- ve, do të prishë ekuilibrin laicizëm-religjiozitet në vëndin tonë të vogël.

Për fat të mirë Shqipëria por edhe Kosova kanë sot një mbështetës të madh si SHBA, për ti mbajtur këto ekuilibra brënda normës pa shkaktuar konflikte, sepse nëse nuk do të kishim një mbështetës të fuqishëm, ekuilibrat laiko-fetarë do të prisheshin lehtësisht qoftë nga politikanët tanë të blerë e të shitur që nga 1912 e deri më sot, qoftë edhe nga politikat e fqinjëve. Ndryshe Shqipëria do të shpërbëhet.

Shpresojmë që komuniteti i madh dhe i respektuar mysliman shqiptar të jetë po aq i ekuilibruar sa dhe komunitetet e tjera fetare, dhe të mendojë për një Shqipëri të stabilizuar dhe me klerikë të mënçur që e duan vëndin e tyre ashtu siç nderojnë Zotin./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress