Nasrullah: Hezbollahu sot është më i fuqishëm se Izraeli

Në fjalimin e bërë në përvjetorin e fitores historike të rezistencës, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sayyid Hasan Nasrullah falënderoi Republikën Islamike të Iranit dhe Sirinë për ndihmën e tyre në Luftën 33 Ditëshe.

Në një fjalim të bërë me rastin e 12 vjetorit të fitores historike të rezistencës kundër regjimit izraelit në Luftën 33 Ditëshe, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sayyid Hasan Nasrullah i’a uroi të gjithëve këtë fitore të madhe dhe historike.

Falendërim për Iranin dhe Sirinë

Nasrullahu falënderoi muxhahidët e Libanit, dëshmorët, veteranët, trupat e ushtrisë, grupet dhe partitë, mediat dhe kombin, dhe veçanërisht Republikën Islamike të Iranit si dhe Sirinë, të cilët i ndihmuan ata fuqishëm në këtë luftë.

Ekuilibri i rajonit ka ndryshuar

Sayyid Hasan Nasrullah u shpreh se kjo fitore ka ndryshuar shumë ekuilibra dhe se me ndihmën e Zotit, ata do të triumfojnë në këtë luftë të madhe që po vazhdon kundër frontit të rezistencës.

Nasrullah theksoi se në ditët në vijim, Libani do të festojë përvjetorin e parë të shkatërrimit të grupeve kriminale dhe terrorizmit në rajonin al Hermel si dhe vuri në dukje se qëllimi i luftës në vitin 2006 ishte që të zbatohet në kufijtë e Sirisë dhe Irakut plani i Amerikës e cila pushtoi Afganistanin dhe Irakun, po që ky plan dështoi.

Nasrullah vuri në dukje se përveç këtij plani, ata kishin vënë edhe një plan të ri për t’a shkatërruar rezistencën dhe për t’a detyruar atë që të dorëzohet si dhe rikujtoi se ata dëshironin që Hezbollahu fillimisht të dorëzoj armët e veta dhe pastaj të pranoj t’i bashkohet forcave shumëkombëshe në kufirin e Palestinës dhe Sirisë dhe në aeroportin dhe portin e Bejrutit, duke shtuar se: “Po të dorëzohej Libani, ata do të zbatonin planet e tyre kundër Sirisë dhe Gazës dhe pastaj, do të shënjestëronin Iranin, duke shkatërruar kështu frontin e rezistencës.”

Mbështetje ndaj Izrelit në Rajon

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut theksoi se ata kanë vazhduar luftën për 7 vjet për të njëjtat qëllime dhe se qëllimi i këtyre luftërave është të forcojë Izraelin.

Rezistenca është më e fortë se kurrë

Nasrullah theksoi rezistenca sot është më e fuqishme se asnjëherë më parë.

Nasrullah u shpreh se Izraeli e sheh Libanin si kërcënimin kryesor sot dhe se ai fshihet pas mureve sepse është i vetëdijshëm se përballë ka një armikë të fortë dhe serioz.

Ai vuri në dukje se Hezbollahu është më i fortë se Izraeli, sepse kjo çështje nuk është çështje mundësish, por çështje besimi, dhe se për nga besimi, ata janë më të fuqishëm se sionistët.

Izraeli është partneri kryesor i luftës së Sirisë

Nasrullah vuri në dukje se në 7 vitet e fundit është punuar në drejtim të mposhtjes së Sirisë përmes metodave të tjera dhe tha se Izraeli është një partner i plotë në luftën kundër Sirisë dhe se i ka mbështetur organizatat terroriste në jug të Sirisë.

Sayyid Hasan Nasrullah vuri në dukje se Izraeli shpreson që Damasku të bëhet një kryeqytet miqësorë për të, por sot të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e tyre janë përmbysur dhe se bota është e gatshme t’i jap Golanin Sirisë dhe ka hyrë në rradhë për t’u takuar me sirianët.

Duke vënë në dukje se ekzistenca e Hezbollahut dhe Iranit është një dështim dhe humbje e madhe për Izraelin dhe se sot Netanjahu po lufton për të larguar Hezbollahun dhe Iranin nga Siria, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut shtoi se: “Kujt dëshiron të i’a imponoj Izraeli kushtet e veta? Sirisë e cila ka fituar, Hezbollahut apo Iranit? Kjo është një arrogancë.”

Nasrullah theksoi se shumë presione që janë bërë mbi qeverinë e Sirisë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me kufijtë tokësorë dhe detarë, janë në favorë të Izraelit dhe se tani ka ardhur koha që Izraeli të imponojë kushtet e veta në Siri ose Liban.

Marrëveshja e Shekullit do të rrëzohet

Gjatë vazhdimit të fjalimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut vuri në dukje se Gaza është e shëndoshë dhe e fortë, pavarësisht nga bllokada dhe deklaroi se Gaza po sakrifikon çdo ditë me hapa të sigurtë.

Duke vënë në dukje edhe Marrëveshjen e Shekullit të përgatitur nga Trump dhe Bin Selman si dhe duke iu referuar mendimit se kjo marrëveshje do të shembet, ai theksoi se kjo marrëveshje është duke u përballur me probleme të vërteta dhe se shembja e saj është e lidhur me kundërshtimin e saj nga të gjithë palestinezët.

Duke vënë në dukje fitoren e frontit të rezistencës, Iranit, Irakut dhe Sirisë si dhe rezistencën e Jemenit, Nasrullah u shpreh se fronti nën udhëheqjen e Arabisë Saudite është mposhtur në rajon.

Fjalimin e tij, Nasrullah e vazhdoi kështu: Po i drejtohem rajonit Zahiya në Sade; Ata që i’u vran juve, janë ata që i vranë fëmijët tanë në Kanë dhe Liban. Janë ata që po derdhin gjakun tonë në Liban. Ashtu siq ka sjell fitore gjaku i fëmijëve dhe grave tona në Liban, ashtu do të sjell fitore edhe gjaku i fëmijëve dhe grave tuaja në Jemen.

Ndërhyrjet e Arabisë Saudite

Duke vënë në dukje ndërhyrjet e Arabisë Saudite në çështjet e brendshme të Libanit dhe luftën në Irak dhe Siri, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut theksoi se Arabia Saudite, e cila kishte arrestuar kryeministrin libanez, nuk pranoi ndërhyrjen e Kanadasë.

Problemet e Sauditëve me Botën Islame

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut gjithashtu vuri në dukje se sauditët kanë pasur probleme të mëdha me Turqinë dhe se ata kanë probleme me botën islame dhe theksoi se kryeministri tani është në burg dhe se qeveria e cila do të krijohet nën presidencën e kryeministrit të ri në këtë vend ka një qasje humane ndaj çështjeve të Iranit, Palestinës dhe Jemenit.

Nuk Kemi Frikë Nga Lufta

Nasrullah vuri në dukje se gjatë luftës në vitin 2006 dhe luftërave në vitet e fundit, qëllimi ishte të kalohet pushtimi i SHBA-së në rajon dhe deklaroi se në rast të luftës, ata do të mposhten dhe se nuk kanë frikë nga lufta, duke shtuar se janë të përgatitur për këtë dhe se do të fitojnë.

Sanksionet e SHBA-së Ndaj Iranit

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut deklaroi se qëllimi i sanksioneve kundër Iranit i cili është kundër grupeve të SHBA-së në Siri dhe Irak, është të dobësojë rezistencën.

Nasrullah, i cili vuri në dukje sanksionet ekonomike të Trumpit për të sjellë trazira të brendshme në Iran, u shpreh kështu: Ata janë përpjekur të sjellin rrëmujë në rajon, por kanë dështuar. Kur Revolucioni Islamik i Iranit arriti fitoren, bota tha se statuti i Iranit nuk do të mbijetojë pas 6 muajve, por ai po qëndron ende. Irani ka qenë i ekspozuar ndaj sanksioneve që nga viti 1979.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, i cili deklaroi se Irani është më i fortë se kurrë, u shpreh se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të godasin Iranin sepse statuti i Iranit është i fortë dhe i shëndoshë dhe e mbron kombin e saj.

Nasrullah vuri në dukje se ata që kanë ëndërruar për Iranin nuk e kanë njohur kombin iranian dhe autoritetet e tij dhe theksoi se i gjithë budallallëku i qeverive amerikane rezulton me forcimin e Iranit.

Nasrullah gjithashtu deklaroi se sot ata janë më të fortë se kurr dhe se kanë mundësitë për të tejkaluar problemet.

Dialogu për Qeverinë

Në pjesën e fundit të fjalimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut theksoi dialogun për krijimin e një qeverie të re në Liban, duke nënvizuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së sigurisë së vendit.

Nasrullah gjithashtu vuri në dukje se Hezbollahu do të punojë për të luftuar korrupsionin.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut gjithashtu vuri në dukje se Lëvizja Emel dhe Hezbollahu morën një vendim historik dhe vendosën që të shmangin së bashku problemet.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne