NATO mbështet vendimin e Turqisë për raketat S-400?

“Anëtarët e NATO-s i marrin vet vendimet mbi pajisjet që duan të kenë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me raketat S-400 që do të marrë Turqia nga Rusia.

Stolbenberg bëri një deklaratë në lidhje me nënshkrimin e kontratës ndërmjet Rusisë dhe Turqisë mbi dorëzimin e sistemeve raketore S-400.

“Varet nga vendimi i çdo aleati se çfarë lloj pajisjesh dëshirojnë të kenë. Ky është një vendim kombëtar i Turqisë. Në NATO ne kemi një sistem të integruar për mbrojtjen ajrore, por gjithashtu është e mundur që kombet të kenë edhe sisteme të pavarura që nuk janë të integruara me sistemin e Aleancës. Për NATO-n e rëndësishme është që sistemet tona të ndryshme të punojë së bashku, kjo është ajo çka ne e cilësojmë “punë kolektive”. Nuk ka ardhur ndonjë kërkesë për ta integruar këtë sistem me sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Një çështje e tillë nuk është vendosur ende mbi tryezë”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne