Bota

NATO përgatitet për një stërvitje gjigande në kufijtë e Rusisë

Vendet e NATO-s do të zhvillojnë një stërvitje të madhe me pjesëmarrjen e 45 mijë ushtarëve në kufijtë e Rusisë.

Komandanti i Trupave të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral Robert B. Neller në fjalimin e mbajtur në seancën e Kuvendit të Përfaqësuesve u shpreh duke thënë: “Në vjeshtë, në muajin tetor, me pjesëmarrjen e amfibëve do të zhvillohet një stërvitje e madhe e NATO-s. Mundësisht kjo do të jetë stërvitja më e madhe nën emrin Trident Juncture që zhvillohet nga Lufta e Ftohtë”.

Ai u shpreh se stërvitja, me pjesëmarrjen e dhjetëra anijeve dhe avionëve luftarakë do të zhvillohet në brigjet e Norvegjisë.

Ai nuk dha një informacion specifik mbi rajonin ku do të zhvillohet stërvitja por nënkuptoi vetëm se do të zhvillohet në afërsi të kufijve të Rusisë.

“Jam i bindur se do të ndërmerren nisma nga ana e Rusisë. Por mendoj se serioziteti i strategjisë së zbatuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se aleatët e NATO-s kërkojnë ta shikojnë Amerikën atje për ti mbrojtur ata” tha Neller.

Neller edhe më parë kishte paralajmëruar se ushtarët e dislokuar në Norvegji mund të fillonin një “grındje të madhe” në rajon./ trt