Ndalimi i Imran Hosein nga zioniste / Jazexhi: Policia të tregojë bazën ligjore si një vend i huaj ndërhyn tek ne

Historiani Olsi Jazexhi ndalimin e hyrjes në Shqipëri të imamit Imran Hosein, e sheh si të padrejtë duke thënë se ende nuk ka një informacion konkret për ndalimin e tij, pasi deklaratat e policisë janë kontradiktore. Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se policia duhet të tregojë bazën ligjore se si një shtet i huaj ndërhyn në shtetin shqiptar dhe ai ndalohet pa pasur një vendim gjykate dhe se nëse do ishte i dyshuar për terrorizëm, autoritetet tona ta arrestonin dhe nxirrnin para gjykatës. Sipas tij, arsyeja e ndalimit nuk ka të bëjë me diplomatët izraelit, por burimet zyrtare konfirmojnë se kërkesa ka ardhur nga SHBA, e cila e konsideron si një nga figurat që nxisin ekstremizëm. Jazexhi shtoi se fjalë kemi të bëjmë me një Donald Trumpizëm, që në mënyrë ilegale importohet në shtetin shqiptar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne