Ndaloi faljen në sheshe, Berisha i kthehet Ramës: Fondamentalist e diktator, kërkon të dalë mbi Zotin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi, ndalimin nga kreu i Qeverisë, të faljes në sheshet e qyteteve, të Fitër Bajramit, festës më të madhe të besimtarëve myslimanë. Berisha e ka konsideruar vendimin e Edi Ramës, “një akt prej narkodiktatori ateist” dhe i ka drejtuar një thirrje, krerëve të këtij besimi.

“Në një akt prej narkodiktatori ateist dhe në traditën e etërve të tij barbarë të urrejtjes së besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me një fjali në Fb kërkon të ndalojë faljen e Bajramit, festën e besimtarëve myslimanë që mbyll muajin e madhnueshëm të Ramazanit,” – shkruan Berisha në Fb.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim diktatorial dhe atesit, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të mbushin nesër sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, t’i luten të Madhit Zot dhe të falin Bajramin.

U bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve, të udhëheqin me urdhër të Të Gjithfuqishmit, lutjen e besimtarëve dhe të mos i tradhëtojne ata si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të Sulltan Salep Surrelit që kërkon të dalë këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshëm,” ka përfunduar ish-Kryeministri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne