Ndërron jetë një nga pasardhësit e Dinastisë Osmane

Ka ndërruar jetë mbesa e Halifes së muslimanëve Sulltanit të 31 osman Sulltan Abdulmexhid II. Sipas mediave turke Bilun Alpan Osmanoğlu ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Bejrut në moshën 101 vjeçare, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër pas namazit të xhumasë.

Bilun Alpan Osmanoğlu ka lindur në Turqi në vitin 1918 dhe ka përjetuar syrgjynosjen e familjes së saj për në Francë në vitin 1924. Ajo mbahet mend si personi i fundit nga dinastia Osmane që mban mend syrgjynosjen e familjes së saj nga Turqia. Ajo fillimisht u vendos në Francë, pastaj në Kudus (Palestinë), pastaj më 1929 u vendos në Bejrut ku qëndroi derisa ndërroi jetë.

Më 3 Mars të vitit 1924 u miratua ligji për syrgjynosjen e dinastisë Osmane. Sulltani i fundit Mehmet Vaheddin Han dhe Halifja e fundit Abdulmexhid Efendi bashkë me princër e princesha dhe anëtarë të tjerë të familjes që përbëhej nga 250 persona u syrgjynosën për në Francë. Sulltanesha Bilun Alpan Osmanoğlu është e fundit nga dinastia që ka përjetuar dhe mban mend syrgjynosjen.

Në një nga intervistat e saj ajo qe shprehur “Syrgjyn është fjala më e rëndë që ekziston. Unë nuk jam e zemëruar me vendin tim, pavarsisht çfarë kam hequr”.

İ pari kryeministër turk që u interesua për fatin e pasardhësve të dinastisë Osmane ka qenë i ndjeri Adnan Menderez, i cili nxorri edhe një ligj për trajtimin e tyre me pensione./ ardhmeria

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne