Bota

“Ndërsa SHBA-ja po ashpërsohet, Rusia, Kina dhe Irani duhet t’i forcojnë rradhët e tyre”

Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Iranit dhe të Politikës së Jashtme, Alaaddin Burucerdi tha: “SHBA-ja po synon politika më agresive kundër Iranit. Ne, nga ana tjetër, si reagim ndaj kësaj, duhet të forcojmë pikëpamjen tonë ndaj Lindjes, sidomos Kinës dhe Rusisë.” Teherani dha një deklaratë të rëndësishme pas emërimit të dy emrave në dy detyrat më kritike, nga presidenti amerikan, Donald Trump i cili është i betuar që të anuloj marrëveshjen bërthamore me Iranin, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

NDIKIMI POMPEO-BOLTON

Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Iranit dhe të Politikës së Jashtme, Alaaddin Burucerdi bëri vlerësime lidhur me emërimin e kryetarit të CIA-së, Mike Pompeos në Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe njërit nga neokonservatorët e qeverisë së Bushit, John Boltonit në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve të Iranit, ISNA, Burucerdi tha se për të kundërshtuar politikat më të ashpra të Uashingtonit, duhet të forcojnë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

‘PËR TË QETËSUAR REGJIMIN IZRAELIT DHE SAUDIT’

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Iranit dhe të Politikës së Jashtme, tha se emërimi i John Bolton në Këshillin e Sigurimit Kombëtar nga ana e presidentit Trump, do të çonte në politika më agresive kundër Teheranit dhe u shpreh se: ”Elementet e ashpëra kundër Iranit tregojnë se qeveria amerikane dëshiron të rrisë presionin. Qëllimi kryesor këtu është qetësimi i qeverisë së Izraelit dhe asaj të Arabisë Saudite në një mënyrë që do të zgjidhte problemet ekonomike të SHBA-së.”

‘EDHE RUSIA DHE KINA KANË PROBLEM ME SHBA-NË’

Burucerdi i cili argumentoi se nuk duhet të tërhiqen nga politikat e Iranit në Lindjen e Mesme, tha: “Ne, nga ana tjetër, si reagim ndaj kësaj, duhet të forcojmë pikëpamjen tonë ndaj Lindjes, sidomos Kinës dhe Rusisë. Ne duhet të forcojmë marrëdhëniet tona me vende të rëndësishme të tilla si Kina dhe Rusia të cilat janë objekt i sanksioneve amerikane dhe kanë probleme serioze me këtë vend.”

Burucerdi theksoi se marrëdhëniet e forta me Kinën dhe Rusinë, të cilat ai i përshkroi si “dy anëtarë të rëndësishëm dhe efektivë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, do të ndihmonin në ndalimin e politikës agresive të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

TILLERSONI SHKOI, SHBA-JA DERI KU?

Deputeti iranian i cili deklaroi se që nga dita që Trump ka ardhur në detyrë, ai është përpjekur të garantojë Izraelin dhe Arabinë Saudite duke hequr marrëveshjen bërthamore me Iranin, shtoi se këto përpjekje të Trumpit nuk kanë qenë të suksesshme si rezultat i opozitës së sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, i cili u shkarkua nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Trump.

TAKSA DOGANORE, SHEMBULL I KRIZËS

Ndërsa jepte shembuj të zhvillimeve të fundit, ai vuri në dukje rëndësinë e rritjes së lidhjeve ekonomike me qeverinë e Pekinit pas taksave doganore shtesë të Trumpit në Kinë.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE