Ndihmëspresidenti Oktay dhe ministri Çavusoglu mbërrinë në Christchurch

Ndihmëspresidenti, Fuat Oktay dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, të cilët u nisën dje për në Zelandën e Re pas sulmeve terroriste ndaj dy xhamive, mbërritën në qytetin Christchurch, ku u kryen sulmet.

Së bashku me Oktay dhe Çavusoglu dhe delegacionin shoqërues, të cilët u nisën nga Stambolli për në Zelandën e Re pas sulmeve terroriste ku humbën jetën 50 persona, ishin edhe babai dhe vëllai i shtetasit turk Zekeriya Tuyan, i cili u plagos në këtë sulm.

Ndihmëspresidenti Oktay dhe ministri Çavusoglu i uruan shërim të shpejtë familjarëve të Zekeriya Tuyan, ndërsa u përcollën përshëndetjet dhe urimet e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për shërim të shpejtë.

Duke shprehur keqardhje për rastin në fjalë, Oktay dhe Çavusoglu njoftuan se Turqia është duke e ndjekur nga afër gjendjen e të plagosurve dhe ofron çdo mbështetje të duhur.

Për në qytetin Christchurch, delegacioni turke udhëtoi pandërprerë afërsisht 19 orë.

Ky fluturim gjithashtu hyri në historinë e aviacionit civilë si fluturimi më i gjatë.

Pritet që Oktay dhe Çavusoglu, të cilët u pritën në aeroportin e qytetit Christchurch nga ambasadori i Turqisë në Wellington, Ahmet Ergin, nesër të vizitojnë dhe inspektojnë vendet e ngjarjes.

Delegacioni do t’i vizitojë në spital  edhe të plagosurit në këto sulme, ndërsa do të takohen edhe me përfaqësuesit e komunitetit mysliman në këtë vend.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, gjatë konferencës për shtyp të organizuar për të informuar opinionin publik për sulmet terroriste, shprehu kënaqësinë nga vizita e delegacionit turk.

“Delegacioni i ardhur nga Turqia, ka ardhur për të shprehur solidaritetin me myslimanët dhe ne ndjejmë kënaqësi nga kjo. Turqia është një vend me shumicë të popullatës myslimane dhe ne i presim ata”, deklaroi Kryeministrja Jacinda Ardern./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne