nga Hüseyin Vodinalı
Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka dy karakteristika:
E para është të qenurit ish kryetar i CIA-s.
E dyta është urrejtja e tij për Iranin.
Në fakt e ka edhe një karakteristikë të tretë; Përdorimi i retorikës kërcënuese si baballarët italianë të mafias.
Sidomos ndaj Iranit dhe Turqisë.
Në lidhje me sanksionet e paligjshme ndaj Iranit, Pompeo ishte shprehur kështu:
“Këto sanksione janë të papara. Ne do të shtypin fuqinë shiite të Iranit në Siri dhe kudo. Kur sanksionet amerikane të hyjnë në fuqi me të gjithë fuqitë e tyre, ata do të luftojnë për jetë dhe vdekje për të mbajtur në këmbë ekonominë e Iranit. Nëse Irani nuk e ndryshon rrjedhen e vet, sanksionet e vendosura nga SHBA do të rriten dhe vuajtjet që do të përjetojnë do të jenë shumë më të dhimbshme.”
Këto deklarata janë shumë të frikshme dhe mizore.
Pompeos i pëlqen të kërcënoj edhe Turqinë:
“Shpresoj që Turqia të mos tentoj të dal nga NATO. Kjo do të ishte e trishtueshme për SHBA-në dhe NATO-n, por mendoj se do të ishte edhe më e trishtueshme për popullin turk.”
Ai na kërcënoi mu si një mafi, “Ti hyn në NATO/Mafi, por nuk mund të dalësh.”
Data kur bazohen Irani dhe Turqia ishte 15 korrik 2016.
Ministrit të jashtëm iranian, Javad Zarifit i cili menjëherë pas dështimit të grusht shtetit, kishte ndarë një mesazh me lavdata për popullin turk, Pompeo iu kishte përgjigjur kështu: “Edhe Irani është demokratik aq sa qeveria e presidentit të Turqisë, Erdogan…Të dyja janë diktatura totalitare islamike.”
Pra përse Pompeo i cili e do shumë Arabinë Saudite, ishte aq i zemëruar sidomos me Iranin?
U zbulua përgjigja e kësaj pyetje.
Kjo ishte për shkak të goditjes së jashtëzakonshme të Iranit ndaj CIA-s, ish kryetarit të CIA-s.
IRANI DEKODON KOMUNIKIMIN E CIA-S
Tani le të kthehemi pak prapa.
Në muajin maj të vitit 2015, në media filloi të qarkulloj një lajm interesant bazuar në zyrtarët e inteligjencës iraniane.
Irani i cili kishte në shënjestër Izraelin dhe SHBA-në për shkak të aktiviteteve të tyre bërthamore, kishte zbuluar një rrjet të agjentëve të CIA-s, i përbërë nga 30 persona.
Zyrtarët e CIA-s e konfirmuan këtë në televizionin ABC. Irani arriti të depërtoj në komunikimet e CIA-s.
Disa nga agjentët e CIA-s në Iran u ekzekutuan, disa u burgosën.
Irani kishte arritur të depërtonte në sistemin e komunikimit sekret që CIA përdorte nëpërmjet internetit.
Kishte identifikuar edhe agjentët në Iran, edhe ata të rekrutuar në Stamboll dhe Dubai kompani falso dhe me shpallje pune të CIA-s.
Ajo që ishte edhe më qesharake ishte fakti se ai që e informoi CIA-n për këtë zhvillim dhe bëri që dëmi të jetë më i vogël se që pritej, ishte shërbimi sekret izraelit, MOSSAD.
Por edhe agjentët e MOSSAD-it u përcaktuan në vazhdimësinë e ngjarjeve dhe u ekzekutuan.
Irani kishte arritur të rivendos aktivitetet e intelegjencës në territoret e SHBA-së dhe Izraelit.
Kjo gjë ishte konfirmua nga zyrtarët e lartë të CIA-s, të cilët thanë se “Ne kemi pësuar një sasi të madhe dëmesh”.
Për më tepër, Irani e ndau këtë informacion edhe me Republikën Popullore të Kinës e cila ishte nën presion për shkak të aktiviteteve bërthamore të Koresë së Veriut.
Edhe inteligjenca e Kinës me informatat e marra nga Irani, kapi dhe ekzekutoi më shumë se 30 agjentë të CIA-s gjatë operacioneve të viteve 2011 dhe 2012.
Pas Iranit, u bllokua edhe inteligjenca e CIA-s mbi aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut.
Ish ekspertët amerikan të CIA-s thonë se ka bashkëpunim të inteligjencës në mes të Kinës, Iranit dhe Rusisë dhe se të njëjtat informata janë ndarë edhe me Moskën.
Philip Giraldi, një ish-drejtor i CIA-s, e përshkruan këtë skandal në letrën e tij të fundit si “Dështimi më i madh i fundit i CIA-s” (CIA’s Last Greatest Failure).
Philip Giraldi është një ekspert kundër terrorizmit dhe ekspert i inteligjencës ushtarake. Ai shërbeu në ClA për 30 vjet, nga vitet 1970 deri në vitet 2000. Ai u largua nga organizata sepse e kundërshtoi pushtimin e Irakut nga banda e Bushit në vitin 2003. Ai tani është redaktori i faqes së internetit, National Interest.
Me sy të ekspertit, Giraldi raporton se në mes të viteve 2007 – 2013, Agjencia Amerikane e Inteligjencës komunikoi përmes internetit me agjentë të huaj dhe kjo gjë u deshifrua nga Irani.
Giraldi thoshte se përtacia e kohëve të fundit e SHBA-së, është faktori më i rëndësishëm në daljen e kësaj fature, si dhe shtoi se sistemi po punon në të njëjtën bazë me median sociale dhe se është krijuar komunikimi , duke hyrë me fjalëkalim në faqe personale.
Philip Giraldi thotë se të punuarit në një sistem të tillë i cili nuk është aq i vështirë për t’u prishur, e sjell CIA-në drejt një dështimi të madh dhe shkruan se ana tragjikomike e punës është përdorimi i motorëve të kërkimit, Google nga iranianët për të zgjidhur këtë sistem.
Pjesa më dramatike e punës për SHBA-në është fakti se 70% të komunikimit me agjentët e huaj që nga viti 2007, Irani e ka bërë me këtë program. Giraldi thotë se në vitin 2008, një ekspert i CIA-së i cili lajmëroi për këtë rrezik, në vend që të shpërblehet, ai është larguar nga puna.
Me fjalë të tjera, të gjitha vendet që janë objektiv i SHBA-së, jo vetëm në Iran por në të gjithë botën, e kanë mësuar tashmë se cilët janë agjentët e CIA-s.
Sepse është e qartë se vendet e Euroazisë nën sulmin e Atlantikut ndanë informacionet në një kohë dhe fushë të caktuar.
Ndoshta do të jetë një koment me pretendime, por…
Edhe kjo mund të jetë sfondin e zemërimit të Pompeot, i cili në mesazhin e tij në Twitter të 15 korrikut 2015, ishte zemëruar edhe me Iranin dhe Turqinë.
Çfarë thoni, Pompeo nuk konsiderohet i padrejtë sa i përket zemërimit të tij ndaj Iranit, apo jo?
Edhe kjo ngjatrje tregon se SHBA-ja është një “superfuqi” që është drejt rënies.
Embargoja e SHBA-së ndaj Iranit vetëm sa po përshpejton fundin e vet.
Imperializmi, që Lenini e përshkruan si fazën e fundit të kapitalizmit monopolit, sot po vuan.
Edhe Mao e kishte identifikuar këtë dhe e kishte quajtur atë një “tigër letre”.
Nuk e di nëse iranianët e quajnë atë “mace interneti”, por Ataturku i madh, të cilin po e kujtojmë në 80 vjetorin e vdekjes së tij, e kishte spjeguar shumë qartë se qfarë është imperializmi:
“Armiku më i madh nuk është ky apo ai komb. Por është fatkeqësia e kapitalizmit që që dominon gjithë botën, si dhe fëmija i tij, imperializmi.”
Mustafa Kemal Ataturk kishte edhe një thënie tjetër për ata që janë armiqësor ndaj vendeve të shtypura dhe që i kërcënojnë ata me embargo dhe kriza:
“Kombet e shtypura një ditë do të shkatërrojnë shtypësit. Dhe atëherë nuk do të mbetët as shtypës dhe as të shtypur dhe njerëzimi do të bëhet një shoqëri e denjë.
Ky dështim i madh i CIA-s e tregon qartë fundin e imperializmit, për të cilin ka shkruar edhe poeti kombëtar Mehmet Akif Ersoy*.
Burimet:
https://www.yahoo.com/news/cias-communications-suffered-catastrophic-compromise-started-iran-090018710.html
https://www.strategic-culture.org/news/2018/11/08/cia-latest-greatest-failure.html
*Mehmet Akif Ersoy është fëmijë i një familjeje shqiptare që u transferua nga qyteti Pejë i Republikës së Kosovës për në Stamboll. Mehmet Akif i cili është edhe poet i Marshit të Pavarësisë së Republikës së Turqisë, konsiderohet si kulmi i poezisë turke. Poezitë e tij janë mbledhur në një libër të quajtur Safahat. Mehmet Akif njihet si poet dhe predikues, i cili beson se bashkimi islam dhe populli shqiptar heroik duhet të përfshihen në këtë unitet. Ai fliste rrjedhshëm arabisht, persisht, turqisht dhe frëngjisht.
Burimi : Aydınlık/ ML