Në 2019 Turqia merr në dorëzim raketat ruse S-400

Deklarata ka ardhur nga kompania shtetërore ruse e mbrojtjes, Rosoboronexport.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, kompania shtetërore ruse e mbrojtjes Rosoboronexport ka deklaruar se raketat S-400 Turqisë do ti dorëzohen në vitin 2019.

Gjithashtu thuhet se kompania po planifikon që shitjen ta bëjë me monedhë kombëtare me partnerët e saj tregtarë jashtë vendit.

Parashikohet që Turqia të blejë nga Rusia dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore me raketat S-400, nga të cilët njëri do të jetë opsional.

Sistemi është planifikuar të dorëzohet në gjysmën e parë të vitit 2019.

Kostoja totale e kontratës llogaritet në 2,5 miliardë dollarë.

Në rast të marrjes në dorëzim të sistemit, Turqia do të jetë anëtari i parë i NATO-s që përdor raketat të llojit S-400.

Krahas çdo mjeti fluturimi me ose pa pilot, ky sistem ka aftësi të shkatërrojë raketat e llojit kruz (cruise), edhe ato balistike. Rrezja e veprimit të raketave është 400 km, kurse lartësia më e madhe deri ku mund të arrijnë ato është 30 kilometra.

Përveç kësaj, sistemi S-400 mund të godasë 80 objektiva në të njëjtën kohë, duke dërguar dy raketa në çdo objektiv.

Ajo ka kapacitetin për të shkatërruar raketat balistike me rreze të mesme të hedhura nga një distancë deri në 3.500 kilometra.

Pesha e një rakete të integruar në sistem është 1,8 ton, ajo ka një gjatësi prej tetë metrash dhe diametër rreth 50 centimetër.

Ajo mund të mbajë mbushje luftarake me peshë deri në 145 kilogramë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne