Në 5 vite mbi 308 mijë biznese në qarkun e Tiranës, cilat janë Njësitë Administrative që gjenerojnë më shumë biznese?

Bizneset janë një nga format më të mira për të gjeneruar para. Por ajo që vihet re në 5 vitet e fundit në të gjitha njësitë administrative në Tiranë janë mbi 308 mijë biznese. Por cila është njësia administrative që ka më shumë biznese?

Duke parë të dhënat e Open Data Tirana, njësia Administrative Kashar, në vitin 2019 ka pasur gjithsej 4545 biznese duke përfshirë biznese të mëdha, të vegjël dhe biznese VIP. Shifër e cila pas pesë viteve, pra në vitin 2023 ka arritur në 5511 bizese në total, duke përfshirë biznese me nipt kryesor dhe sekondar. E ndërsa duke mbledhur të pesta vitet bashkë kjo shifër arrin në 21.775.

Duke analizuar të dhënat, Ndroqi është një nga njësitë administrative që ka bërë progres përsa i përket bizneseve në harkun kohor prej 5 vitesh, ku vetëm në vitin 2022 ka operuar me 5148 biznese, e ndërsa në total 5758 biznese që nga 2019 deri në 2023.

Me zhvillimet infrastrukturore, Farka ka rritur indeksin e bizneseve. Për të folur me shifra, në vetëm 5 vite llogariten 7836 biznese, shifër e cila tregon progres përsa i përket sektorit të biznesit.

Dajti si një nga atraksionet turistike të Tiranës, operon kryesisht me biznese në fushën e bar-restoranteve. Duke llogaritur shifrat e pesë viteve, gjithsej janë 5871 biznese që zhvillojnë aktivitet./SCAN

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne