Bota

Në burgjet izraelite momentalisht ndodhen 26 gazetarë palestinezë

Këshilli palestinez për mbështetje të gazetarëve njoftoi se në burgjet izraelite momentalisht ndodhen 26 gazetarë palestinezë në paraburgim.

Organizata joqeveritare përgjegjëse për ndjekjen e shkeljes së të drejtave të gazetarëve në territorin palestinezë nën pushtimin izraelit njoftoi se forcat izraelite para do kohe arrestuan gazetarin, Leysa Ceara dhe kryen bastisje të shtëpive të tyre në Tulkerim në veri të Bregut Perëndimor nën okupim.

Kryetari i Këshillit, Salih al-Misti dënoi sulmet e forcave izraelite ndaj gazetarëve, duke shtuar se Izraeli vazhdimisht anulon gjykimet për të pamundësuar gazetarët të raportonin për të vërtetën në Lindjen e Mesme.

“Forcat pushtuese shkelin të gjitha normat ndërkombëtare që garantojnë të drejtën e lirisë së mendimit dhe fjalës. Përkundër këtij fakti, Izraeli vazhdon të shkelë të drejtat e gazetarëve palestinezë”, tha Al-Misri.

Ai u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të kryejnë trysni shtesë për t’i dhënë fund sulmeve sistematike izraelite ndaj gazetarëve nga Palestina./AA

OPINIONE