Nga Mirela Jorgo
Ne edhe varrezat i kemi katrahurë!
Nuk kemi respekt për të vdekurit.
I betonojmë dhe i bëjmë gjigante me mermer e beton.
Nuk i kthejmë në lëndina me bar dhe një gur të punuar bukur ku gdhendim emrin dhe ditët e shënuar të lindjes e vdekjes.
Nxitojmë t’i ngjeshim plot beton dhe jo aromën e tokës e hijen e qeparisëve.
Nxitojmë kush bën mermerin më të shtrenjtë dhe e kufizojmë me kangjella.
Varret janë aq ngjitur sa nuk ke ku të vendosësh këmbën. Për të vendosur një tufë lule tek një varr, duhet të shkelësh mbi varret e tjera.
Njeriu ka lindur prej tokēs dhe drejt tokës do tē shkoj.
Me vete nuk merr asgjë.
As privilegjet, as pasuritë, as veshjet, as salltanetet.
Kush e kupton vdekjen me thellësi , ndjen sesi respektohet ai që vdes.
Mal betoni dhe mermeri mbi trupin e tij, në vend që të ketë lëndinë plot lule mbi tē.
Nxitojmë tek shpenzimet marramendëse te mermerit e granitit.
Nuk e kuptojnë që vetëm toka dhe dheu i saj te jep prehje.