Rajoni

Në fillim vrasje brenda ndërtesës së AKI-së, tani armë e drogë në makinën ku gjendej djali i Shpend Maxhunit

Me 20 prill të këtij viti në krye të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe presidenti Hashim Thaçi, e kishin emëruar ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin.

Emërimi i Maxhunit në këtë post erdhi pas skandalit me deportimin e 6 shtetasve turq, që për pasojë pati shkarkimin e Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Driton Gashit nga posti i të parit të AKI’së.

E pesë muaj pas emërimit të Shpend Maxhunit në krye të AKI-së, brenda ndërtesës së këtij institucioni ndodhi një vrasje.

Vrasja kishte ndodhur me datë 4 shtator, dhe të dy personat e përfshirë në këtë incident ishin punëtorë të AKI-së.

Lajmin për vrasjen e kishte konfirmuar zëvendës kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, i cili kishte treguar një person kishte mbetur i vdekur.

“Një vrasje ka ndodhur në ndërtesën e AKI-së sot në mëngjes. Janë punëtorë të AKI-së. Një person ka vdekur. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, detajet do të merren vesh më vonë”, kishte thënë Berisha ditën e 4 shtatorit.

E kur nga rasti i vrasjes brenda AKI-së, nuk kanë kaluar më shumë se dy muaj, familjarëve të Shpend Maxhunit, Policia e Kosovës, u ka gjetur në makinën e tyre armë dhe një sasi droge.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te personave që ishin në veturë, tek i dyshuari Shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, thuhet në një raport policor.

Megjithatë Policia e Kosovës pas raportimeve në media lidhur me rastin, menjëherë ka dalë me një sqarim në të cilin thuhet se substanca e cila dyshohet të jetë narkotike ka qenë e personit tjetër që gjendej së bashku me djalin e Shpend Maxhunit në makinë. Për këtë Policia thotë se vetë i dyshuari A.K. e ka pranuar se sasia e substancës narkotike dhe një mulli për bluarje është i tij.

Ky është skandali i dytë radhazi në të cilin lakohet emri i kreut të AKI-së, Shpend Maxhuni.

Në rastin e parë për vrasjen e ndodhur brenda institucionit që e udhëheq Shpend Maxhuni, dhe në rastin e dytë për konfiskimin nga Policia e Kosovës të një arme dhe një sasie të një substance narkotike që është gjetur në makinën ku gjendej djalii Shpend Maxhunit.

OPINIONE