Ndonëse u duhet të durojnë izolimin për shkak të koronavirusit, disa zona në Durrës, po përballen dhe me një sfidë tjetër të vështirë, mungesën e ujit të pijshëm.
Ujësjellës Kanalizime Durrës në një njoftim për mediat ka sqaruar se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushe Kuqe, probleme ne furnizimin me ujë do të kenë disa zonat të fshatrave.
Bëhet fjalë për Ishmin, Katundin e Ri, Manez, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit./tpz