Në Izrael është bërë një ndryshim që lehtëson blerjen e armëve nga civilët

Ministri i Brendshëm izraelit, Gilad Erdan miratoi ndryshimet të cilat lehtësojnë kushtet që izraelitët të marrin licencë të armëve.

Sipas lajmit të gazetës “Israel Hayom”, ndryshimet që do të hyjnë në fuqi do të lejojnë 500.000 izraelitë (civilë) që të posedojnë armë personale.

U raportua se ministri Erdan, përveç lehtësimit të kushteve me të cilat izraelitët marrin armë, ai gjithashtu ka miratuar kritere të reja të zbutura në lidhje me transportin e armëve.

Këto ndryshime kanë për qëllim rritjen e numrit të personave të lejuar për mbajtjen e armëve, veçanërisht atyre me aftësi të larta në përdorimin e armëve dhe u raportua se qindra mijëra ushtarë të shkarkuar do të lejohen të posedojnë armë dhe të marrin licencën për transportimin e tyre.

Gjithashtu, atyre nuk do t’u kërkohet që të dorëzojnë armët dhe lejet për përdorimin e tyre pasi të jenë shkarkuar nga oficerë dhe komandantë.

Ministri Erdan tha se një numër i madh i izraelitëve mund të ndalojnë sulmet individuale. Erdan u shpreh se rritja e numrit të izraelitëve të trajnuar në përdorimin dhe transportin e armëve do të rris mundësinë e ndalimit të sulmeve, të zvogëlojë numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në këto ngjarje, gjë që do të rriste sigurinë publike.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne