Në Kanada zbulohen fosile 23-milionvjeçare

Fosilet janë gjetur në Parkun Kombëtar Grasslands, për të cilat thuhet se janë të kuajve, maceve dhe rinocerontit, që mendohet se kanë jetuar këtu para 23 milionë vitesh.

“Zbuluam të paktën 3 fosile të ndryshme kuajsh. Njëri prej tyre ishte me madhësi të mesme sa një qen. U emocionuam kur zbuluam fosilin e maces së madhe sa një puma. Gjithashtu gjetëm edhe një kockë misterioze nofulle, por kjo nuk është e një gjitari”, tha Danielle Fraser, drejtuesja e ekipit shkencor nga Muzeu Kanadez në Otava, në një prononcim për shtypin kanadez.

“Fosilet i përkasin periudhës gjeologjike të miocenit dhe datojnë me 23 milionë vite më parë. Është me të vërtetë shumë emocionuese dhe e habitshme zbulimi i tyre në Kanada, sepse akullnajat që janë krijuar në epokën e fundit të akullnajave si të thuash kanë shtyrë mënjanë çdo gjë të kësaj moshe dhe kjo është arsyeja që shkëmbinj të tillë gjenden shumë rrallë në Kanada”,- u shpreh shkencëtarja.

Ajo tha se këto fosile gjenden vetëm në Saskatchewan, Alberta dhe Ishullin Devon. “Me siguri vitin e ardhshëm do të kthehemi përsëri dhe do të fillojmë të kërkojmë gjitarë të vegjël si lepuj dhe brejtës. Parashikojmë që punimet të vazhdojnë për rreth 10 vite”, tha ajo./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne