Në kërkim për trafik droge, pranga 47-vjeçarit (EMRI)

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Dritan Shoraj kërkohej nga drejtësia italiane.

Arrestimi i tij u bë nga Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne