Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer

Detroit, 22 tetor – Në Detroit të shtetit federal Michigan të SHBA-ve u gjetën mbetjet e trupave të 63 fëmijëve.

Kryeshefi i policisë në Detroit, James Craig deklaroi se pjesëtarët e forcave të sigurisë në bazë të një lajmërimi bastisën shtëpinë e funeralit “Perry” ku gjetën mbetje të trupave të fëmijëve. Prej tyre 36 u gjetën në kuti dhe 27 në frigorifer.

Kompania funerale është mbyllur pas operacionit.

Pjesëtarët e policisë në bazë të një letre anonime të dërguar javën e kaluar kanë gjetur mbetjet e trupave të 11 fëmijëve në hapësirat e shtëpisë së dikurshme funerale “Cantrell”. Pas gjetjes kanë nisur hetimet.

Drejtoria rajonale për licencim dhe rregullim të biznesit, më parë pati njoftuar se shtëpia mortore “Cantrell” është mbyllur për shkelje të një sërë rregullash.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne