Në Norvegji është zbuluar atlasi i parë i shtypur nga turqit

Atllasi është ruajtur për shumë vite në Bibliotekën Kombëtare të Norvegjisë dhe është atllasi i parë i turqve dhe myslimanëve. Atllasi mban datën 1803 dhe titullin “Përkthimi i Atllasit Botëror”. Punonjësi i bibliotekës, Ander Kvernberg atllasin e gjeti me ndihmën e medias sociale. Atllasi është shtypur në Stamboll në vitin 1803 dhe vetëm në 50 kopje. Sot në botë mund të jenë të rralla kopjet e këtij atllasi. Fotografinë e atllasit Kvernberg e publikoi në platformën e medias sociale Reddit. Nga komenti që ka bërë një përdorues i Reddit ai ka mësuar që emri i librit në fjalë është “Përkthimi i Atllasit Botëror”. Kvernberg zbriti në depo për të parë se kishte kopje tjetër apo ribotim të atllasit, por konstatoi që letra e përdorur ishte e vjetër dhe prej lëkure, atllasi ishte botim i vetëm dhe nuk ishte shtypur më pas. Sot në botë nga ky lloj atllasi gjenden 14 copë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne