Rajoni

Në prag të vizitës, Serbia ndërton kishën me emrin Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin tashmë ka një fshat, një statujë prej dylli, një brand rakie dhe disa kafe që mbajnë emrin e tij në Serbi. Tani do të ketë edhe një kishë.

Kisha në një fshat të vogël në veriperëndim të Serbisë është ende në ndërtim e sipër dhe do të quhet “Kisha e Putinit”

Autoritetet thonë se kjo është shenjë e admirimit që kanë ndaj presidentit rus si dhe lidhjet e forta mes dy shteteve që kanë të përbashkëta rrënjët sllave dhe besimin ortodoks

Ndërkohë Putin pritet të vizitojë Serbinë këto ditë dhe banorët e fshatit urojnë që ai të vijë të shohë kishën.

“Kjo kishë do të mbajë emrin e Putin sepse ai është simboli i erës së re në Rusi dhe serbët kanë filluar edhe një herë të besojnë tek Rusia” tha iniciatori i projektit, Branko Simonovic.

Kisha ka stil tradicional rus.

OPINIONE