Në shoqërim të policisë 140 hebrenjë radikalë hynë në Al-Aksa

Të paktën 140 hebrenjë radikalë, të shoqëruar nga policia izraelite, kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Drejtoria për Vakëfe në Kuds njoftoi se hebrenjtë radikalë në grupe të shoqëruar nga policia hynë në kompleksin përmes Portës Al-Mugharbah.

Theksohet se në kompleks hynë 80 studentë të shkollës teologjike dhe 12 pjesëtarë të shërbimit inteligjent.

Në filmimet të cilat i publikuan disa meda shihet se si një numër i caktuar i hebrenjëve radikalë në Al-Aksa tentuan të kryejnë rite fetare.

Hebrenjtë radikalë kohë pas kohe në shoqërim të policisë izraelite në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në Al-Aksa ndërsa kjo shpesh herë shkakton përleshje mes palestinezëve dhe pjesëtarëve të forcave izraelite të sigurisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne