Në Siberi u zbulua një fosil mëzi 40.000-vjeçar

Në rajonin e Siberisë në Rusi u zbulua një fosil mëzi i mbrojtur tërësisht, i cili mendohet se ka mbetur nga 40 mijë vjet më parë.

Sipas lajmit të ‘Siberian Times’ shkencëtarët gjetën fosilin e plotë të mëzit në Gropën Batagai, që njihet si “goja e ferrit” dhe gjendet në Republikën Autonome të Jakutistanit (Yakutia) të Federatës së Rusisë.

Kryetari i Muzeut ‘Mammut’ në këtë rajon, Semyon Grigoryev bëri të ditur se fosili i mëzit, që mendojnë se ishte 3 muajsh kur ngordhi, është gjetur plotësisht i mbrojtur falë tokët së ngrirë.

Mëzi u gjet 30 metra në thellësi të gropës dhe mendohet se ka jetuar para 40 mijë vjetësh – tha Grigoryev dhe vijoi: “Kohën e saktë se kur ka jetuar mëzi do ta përcaktojmë pas studimit të kampionit të dheut”.

Ai tërhoqi vëmendjen se në fosil nuk është hasur në ndonjë plagë.

“Krahas organeve të brendshme edhe qimet ngjyrë kafe e errët, bishti dhe kreshta (jele) janë konservuar në gjendje të mirë” tha Semyon Grigoryev./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne