Në veri të Afrinit zbulohet një depo gjigande armësh

Gjatë aktiviteteve të kërkim/zbulimit në bazë të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it në Afrin, i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi, në zonën rurale të këtij rajoni është gjetur një depo gjigande e armëve me 12 dhoma, që i përkiste organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Në fshatin Cuveyk në veri të Afrinit u zbulua depoja e 150 metra e gjatë e armëve dhe municioneve e ndërtuar me mure të fortifikuara betoni nën tokë për tu mbrojtur nga avionët luftarakë dhe goditjet e artilerisë.

Ushtria turke, që në kushte normale ka kapacitet për ti shkatërruar me zjarr këto depo, nuk i goditi me qëllim që të mos dëmtonte banorët e fshatit dhe civilët e zonës.

Pasi u siguruan kushtet e nevojshme të sigurisë ushtarët turq hynë në depo së bashku me njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe në 12 dhomat e depos nëntokësore u gjetën mijëra mitrolozë të rëndë doçka dhe antitank prodhim amerikan dhe rus, raketa antitank, predha artilerie, raketahedhëse të madhësive të ndryshme, municione tanku me madhësi të ndryshme si dhe raketa TOW.

Burimet ushtarake bëjnë të ditur se zotërimi i një municioni të tillë gjigand nga ana e organizatës terroriste YPG/PKK tregon se bëhej një përgatitje e madhe për dërgimin e tyre.

Ndërkaq në fshatin Telef të marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane u gjend “kampi i trajnimit politik”.

Në ndërtesën 3 katesh me oborr dhe pishinë krahas librave të kryeterroristit, Abdullah Ocalan u gjetën edhe shumë dokumente dhe afishe të organizatës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne