Rajoni

Nënat e Srebrenicës sulmojnë presidenten kroate: Ishe mbretëreshë tani je sikur serbët

Nënat e Srebrenicës i dërguan një letër presidentes kroate me rastin e deklaratave të saj të fundit mbi Bosnjën dhe Hercegovinën, transmeton Kosova Post.

Ato kujtojnë deklaratat e fundit të Kolindes mbi BeH si një burim radikalësh islamikë, dhe thonë se se po përpiqen boshnjakë, të cilët janë viktimat më të mëdha të luftës, t’i bëjnë terroristë, ekstremistë dhe një kërcënim islam ndaj Evropës, i papërmbajtshëm që i ngjan periudhës që i parapriu “agresionit” në BeH.

-Në atë kohë, deklarata të tilla erdhën nga Serbia, dhe në fund gjithçka përfundoi me gjenocid kundër boshnjakëve. Dhe ju vetë e dini se sot, 22 vjet pas genocidit, po kërkojmë eshtrat e fëmijëve dhe burrave tanë. Ju e dini që dikur ju kemi konsideruar si ‘Mbretëreshën e Ballkanit’ dhe tek ju kemi parë shpresën për kohë dhe marrëdhënie më të mira në këtë fushë. Për fat të keq, ne u mashtruam – thuhet në letrën e drejtuar për presidenten kroate.

Shoqatat boshnjake theksojnë se deklaratat e pavërteta dëmtojnë shumë BeH dhe rrugën e saj evropiane./Kosova Post

OPINIONE