Bota

Nënshkruhet dekreti: Pas 330 vitesh Kisha Ortodokse në Ukrainë shkëpuet nga Kisha Ortodokse e Rusisë

Kisha Ortodokse e Ukrainës i ka dhënë fund pas 330 vitesh një bashkësie fetare të përbashkët vëllazërore me Rusinë.

Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës ka nënshkruar sot një dekret që i jep autoqefali, apo pavarësi Kishës Ortodokse në Ukrainë, duke i dhënë kështu fund kishës se përbashkët Rusi-Ukrainë.

Në ceremoninë e mbajtur në Stamboll – që konsiderohet selia shpirtërore e krishterimit ortodoks – ka qenë i pranishëm edhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Dekreti apo “tomosi”, do t’i dorëzohet më 6 janar kreut të ri të Kishës ukrainase, Metropolitan Epifaniy, për të përmbyllur këtë ceremoni dyditore.

“Është nder i madh për mua që të vizitoj Stambollin, ku kjo ngjarje që e kemi pritur për shumë kohë do të mbahet nesër”, ka shkruar në Facebook Poroshenko, duke iu referuar ceremonisë së dorëzimit të dekretit.

Dekreti do t’i dorëzohet të dielën kreut të ri të Kishës ukrainase, Metropolitan Epifaniy, i cili u zgjodh në këtë post muajin e kaluar.

Patriarku Bartolomeo kishe njoftuar se do të njohë kërkesën e Ukrainës për pavarësinë e kishës së saj në muajin tetor të vitit të kaluar. Dy muaj më pas, liderët ortodoksë të Ukrainës ishin pajtuar që të krijojnë një Kishë Ortodokse kombëtare dhe kishin zgjedhur 39-vjeçarin, Epifaniy në krye të kësaj kishe.

Rusia që një kohë të gjatë ka kundërshtuar përpjekjet që Ukraina ka bërë që të pavarësojë kishën e saj.

OPINIONE