Neritan Liçaj: Nën rrënojat e teatrit kanë mbetur dy kufoma

Aktori Neritan Liçaj ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale, duke thënë në vend të teatrit kanë mbetur rrënoja dhe nën to një pjesë e tija.

Liçaj shprehet se bashkë me pjesën e tij janë edhe dy kufoma nën ato rrënoja, pikërisht Rama dhe Veliaj.

Postimi i plotë

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty.

Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!

Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare.Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne