Nëse nuk regjistrohen ja cilët portale do të mbyll Edi Rama

AKEP ka publikuar listen e 44 portaleve online qe duhet te regjistrohen, në të kundërt do të mbyllen.

Lista e portaleve eshte publikuar ne faqen zyrtare te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili njofton se ka lene ne dispozicion nje afat prej 72 oresh.

Sipas AKEP, regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”- njofton AKEP.

AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes  së tyre online. AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online”- njofton AKEP.

Kujtojme se kreu i Qeverise, dha ultimatum per gjithe portalet se pari te heqin per 24 ore gjithe reklamat e basteve, e me tej t’i nenshtrohen rruges se legalizimit te aktivitetit te tyre.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”- njoftoi Rama me nje shenim ne rrjetet sociale me 10 tetor.

Lista e portaleve online qe duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes  se tyre online:

124-ore.com
2360grade.al
3Albpress.org
4Alpenews.al
5Argjirolajm.net
6Botasot.info
7Diell-online.al
8Durreslajm.al
9ekskluzive.al
10eperditshmja.com
11Exit.al
12Folshqip.al
13gazetaimpakt.com
14Hashtag.al
15Ina-online.net
16InfoElbasani.al
17infopasqyra.com
18Insajderi.com
19Javanews.al
20Korrieri.org
21Lajme.net
22Lajmeonline.al
23Lajmi.net
24Lajmifundit.al
25Liberal.al
26Noa.al
27Opinion.al
28Opozita.com
29Orikuminews.com
30Pacensure.com
31perqasje.com
32Politiko.al
33Publik.live
34Reporter.al
35Respublica.al
36Sarandaweb.net
37Shqiperia.com
38Skandal.al
39Sovrani.info
40Superligash.com
41Tesheshi.com
42Tiktak.al
43Tpz.al
44Zjarr.tv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne