Bota Islamofobi

Nesër procesi i aktgjykimit për sulmuesin e xhamive në Christchurch

Procesi gjyqësor për shqiptimin e dënimit për terroristin përgjegjës për sulmet në xhamitë në Christchurch, të shtënat më vdekjeprurëse të Zelandës së Re, do të fillojë të hënën.

Brenton Tarrant, 29 vjeç, një supremacist i bardhë australian, pranoi vrasjen e 51 muslimanëve kur po përgatiteshin për namazin e xhumasë më 15 mars të vitit 2019. Ai do të dënohet për vrasje dhe terrorizëm.

Incidenti shkaktoi valë tronditëse në gjithë botën, kurse kryeministrja Jacinda Ardern solli ligje për të vështirësuar qasjen tek armët e zjarrit për zelandezët.

Dënimi do të fillojë në Gjykatën e Lartë në Christchurch, ku do të marrin pjesë të mbijetuarit dhe familjet e viktimave, raportoi “The New Zealand Herald”.

Ekstremisti djathtist pritet të përballet edhe me viktimat të cilët do të lexojnë “deklaratat e ndikimit” gjatë procesit katërditor.

Ai shkarkoi ekipin e tij mbrojtës muajin e kaluar dhe do të përfaqësojë veten në gjykatë.

Ndërsa raportimi i drejtpërdrejtë nga salla e gjyqit është e ndaluar, pajisjet e mbrojtjes personale do të vihen në dispozicion për të pranishmit brenda sallës./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA